Youth Led Politics

“Të gjithë së bashku në mbështetje të rolit të të rinjve në komunitet”

2024-04-20T12:46:47+00:00

Në datën 9 Maj 2023 u organizua tryeza e punës: "Të gjithë së bashku në mbështetje të rolit të të rinjve në komunitet". Ky aktivitet përmbyllës i projektit “Political participation of young people in local elections: “Mayor for one day”synoi ngritjen e urave të nevojshme të komunikimit dhe bashkëpunimit ndërmjet grupeve te interesit, për të rritur pjesëmarrjen politike të të rinjve në bashkinë Shijak. Unifikimi i zërit të të rinjve për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve publike dhe forcimin e demokracisë lokale kërkon mbështetjen e të gjithë aktorëve përgjegjës në nivel lokal. Gjatë këtij takimi u prezantuan tematikat: “Të rinjtë si [...]

“Të gjithë së bashku në mbështetje të rolit të të rinjve në komunitet”2024-04-20T12:46:47+00:00

Udhëzuesi për Këshillin Rinor Vendor, Bashkia Shijak

2024-09-26T09:43:19+00:00

Udhëzuesi për Këshillin Rinor Vendor, Bashkia Shijak jep një pasqyrë të përgjithshme të pjesëmarrjes politike të të rinjve, politikave rinore dhe modeleve të ndryshme të pjesëmarrjes. Ky udhëzues, nëpërmjet ndërthurjes së informacionit teorik dhe aspekteve praktike, synon të ndihmojë KVR-në, në proceset e vlerësimit të treguesve të pjesëmarrjes së të rinjve në nivel vendor. Gjithashtu ai përmban skeda pune dhe mjete për menaxhimin e punës rinore & aktiviteteve dhe një listë burimesh. Ky publikim është përgatitur në kuadër të iniciativës “Pjesemarrja politike e të rinjve në zgjedhjet lokale: “Kryetar për një ditë” zbatuar nga Center for Bridging Communities dhe mbështetur [...]

Udhëzuesi për Këshillin Rinor Vendor, Bashkia Shijak2024-09-26T09:43:19+00:00

Takim i përbashkët midis të rinjve dhe kandidatëve për kryetar në Bashkinë Shijak

2023-05-05T11:17:05+00:00

Në përmbyllje të fushatës: “Youth Led Politics" në datë 12 prill u realizua një takim i përbashkët midis të rinjve dhe kandidatëve për kryetar në Bashkinë Shijak. Të rinjtë e Bashkisë së Shijakut evidentuan disa çështje kryesore, në një pyetësor të përgatitur nga ekspertë në kuadër të projektit: “Pjesëmarrja politike e të rinjve në zgjedhjet lokale: Kryetar bashkie për një ditë” dhe gjatë realizimit të fushatës online 1 mujore për periudhën 10 mars-10 prill 2023, të cilat u prezantuan nga të rinjtë në takim. Idetë e të rinjve, të përmbledhura nga pyetësori dhe fushata online, u prezantuan para kandidatëve. Ky takim [...]

Takim i përbashkët midis të rinjve dhe kandidatëve për kryetar në Bashkinë Shijak2023-05-05T11:17:05+00:00

Të rinjtë e Bashkisë së Shijakut kërkojnë më shumë aktivitete rinore!

2023-05-05T11:20:59+00:00

Të rinjtë e Bashkisë së Shijakut, evidentuan ndër problematikat kryesore, mungesën e aktiviteteve dhe qendrave rinore. Sipas tyre, institucionet lokale dhe qendrore nuk i kanë kushtuar vemendjen e duhur të rinjve, për t’i krijuar kushtet e nevojshme për zhvillimin e aktiviteteve. Në ligjin 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, shprehet qartë se njësitë e vetëqeverisjes vendore do të trajtojnë me përparësi çështjet rinore, ku në nenin 25 të këtij ligji përcaktohen funksionet e bashkisë në fushën e kulturës, sportit dhe shërbimeve argëtuese. Bashkia ka detyrim ligjor të krijoj kushtet dhe të nxis aktivitetet rinore. Nisma për krijimin e qendrës multifunksionale [...]

Të rinjtë e Bashkisë së Shijakut kërkojnë më shumë aktivitete rinore!2023-05-05T11:20:59+00:00

Rëndësia e pjesëmarrjes së të rinjve në vendimmarrjen lokale dhe angazhimi i tyre qytetar!

2023-05-05T13:21:20+00:00

Pasi u informuan dhe ndërgjegjësuan mbi rolin e tyre në zhvillimin e demokracisë lokale, të rinjtë e Bashkisë Shijak nëpërmjet disa sloganeve u bëjnë thirrje bashkëmoshatarëve të tyre të jenë aktivë dhe kontribues në përmirësimin e qytetit të tyre. Gjithashtu ata i bëjnë thirrje qeveritarëve në nivel lokal dhe qendror si dhe të gjithë shoqërisë, t’i kenë në vemendje të rinjtë, si e ardhmja e vendit. Pjesëmarrja e tyre është e rëndësisishme në mbledhjet e Këshillit Bashkiak, mbi ngritjen e zërit mbi problematikat që i shqetësojnë të rinjtë. Emigrimi i të rinjve është një problematikë evidente edhe në Bashkinë e [...]

Rëndësia e pjesëmarrjes së të rinjve në vendimmarrjen lokale dhe angazhimi i tyre qytetar!2023-05-05T13:21:20+00:00

Problemet infrastrukturore, një shqetësim për të rinjtë e Bashkisë Shijak

2023-05-05T11:47:39+00:00

Shijaku është duke u rindërtuar, pas problemeve infrastrukturore të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit, të vitit 2019. Megjithatë të rinjtë shikojnë ende problematike infrastrukturën e dobët rrugore, në rrugë vendore dhe rrugica, për të cilat kërkojnë të kryen investime nga pushteti lokal. Kjo, në kuadër të ligjit nr. 139/2015 “Për qeverisjen vendore”, ku rrugët vendore janë nën përgjegjësinë e bashkisë.Të rinjtë kërkojnë të kthehet vëmendja tek investimet në infrastrukturën rrugore, për zhvillimin ekonomik të zonës. Ndiqni videon e plotë në linkun https://youtu.be/5D1UvN2AIaQ , ku të rinjtë evidentojnë këtë problematikë, si një ndër çështjet prioritare që duhet të zgjidhë [...]

Problemet infrastrukturore, një shqetësim për të rinjtë e Bashkisë Shijak2023-05-05T11:47:39+00:00

Ndotja e mjedisit si një prej problematikave kryesore të identifikuara në Bashkinë Shijak

2023-05-05T11:41:37+00:00

Menaxhimi i mbetjeve është një ndër shërbimet kryesore të bashkisë. Të rinjtë evidentojnë si problematikë, mungesën e menaxhimit të mbetjeve, si një detyrim edhe në kuadër të ligjit Nr. 10463 “Për menaxhimin e Integruar të Mbetjeve”. Sipas Nenit 1, ky ligj ka për qëllim “Të mbrojë mjedisin e shëndetin e njeriut dhe të sigurojë menaxhimin e duhur mjedisor të mbetjeve nëpërmjet: a) parandalimit e minimizimit të mbetjeve ose pakësimit të ndikimeve negative nga krijimi dhe menaxhimi i integruar i mbetjeve…”.Të rinjtë evidentojnë mungesën e koshave, cka ka ndikuar, në gjykimin e tyre, që njerëzit t’i hedhin mbetjet në [...]

Ndotja e mjedisit si një prej problematikave kryesore të identifikuara në Bashkinë Shijak2023-05-05T11:41:37+00:00

Të rinjtë adresojnë problematika komunitare për kandidatët për kryetar bashkie në Shijak

2023-05-05T11:43:06+00:00

Të rinjtë adresojnë problematika komunitare për kandidatët për kryetar bashkie, në fushatën e zgjedhjeve lokale 2023! Të rinjtë e Bashkisë së Shijakut evidentuan disa çështje kryesore, në një pyetësor të përgatitur nga ekspertë në kuadër të projektit: “Pjesëmarrja politike e të rinjve në zgjedhjet lokale: Kryetar bashkie për një ditë”. Sipas të rinjve, çështjet kryesore komunitare që i shqetësojnë janë: ndotja e mjedisit, mungesa e aktiviteteve krijuese dhe argëtuese për të rinjtë dhe infrastruktura e dobët rrugore. Në vijim ata do të ofrojnë sugjerime për zbutjen e këtyre problematikave, që do ti komunikohen kandidatëve për kryetar bashkie, në Bashkinë e [...]

Të rinjtë adresojnë problematika komunitare për kandidatët për kryetar bashkie në Shijak2023-05-05T11:43:06+00:00

Takimet online për krijimin e Bordit Lokal për Angazhim Politik dhe Qytetar

2023-05-05T11:30:49+00:00

Center for Bridging Communities në kuadër të projektit “Pjesëmarrja politike e të rinjve në zgjedhjet lokale: “Kryetar bashkie për një ditë” organizoi dy takime online në datat 22 dhe 24 shkurt 2023 me të rinj të grup-moshës 17-25 vjec të Bashkisë Shijak. Qëllimi kryesor i takimeve online ishte krijimi i “Bordit Rinor Lokal për Angazhim Qytetar dhe Politik”, me synim rritjen e angazhimit politik dhe pjesëmarrjes qytetare të të rinjve në proceset vendimmarrëse në Bashkinë Shijak. Të rinjtë shfaqën interes për të qenë pjesë e bordit. Bordi Rinor Lokal për Angazhim Qytetar dhe Politik” do të informojë dhe përfshijë sa [...]

Takimet online për krijimin e Bordit Lokal për Angazhim Politik dhe Qytetar2023-05-05T11:30:49+00:00

Youth LED politics – “Mayor for one day”

2023-05-05T11:36:45+00:00

Në 10 mars 2023 filluam një fushatë online që do të zgjasë deri më 10 prill 2023. Kjo nismë synon të promovojë pjesëmarrjen e të rinjve për të adresuar problemet e komunitetit dhe për të gjeneruar ide në zgjidhjen e tyre. Nisma e aktivizmit rinor do të përfshijë postime informuese në lidhje me angazhimin qytetar dhe politik të të rinjve, postera dhe video ndërgjegjësuese mbi problematikat kryesore të identifikuara nga të rinjtë në nivel lokal. Ftojmë të rinjtë e Bashkisë Shijak, të moshave 17-25 vjeç të të na bashkohen duke plotësuar këtë formular: https://forms.gle/NEE7cmLrrWmJbUTKA Ky aktivitet zbatohet në kuadër të projektit: [...]

Youth LED politics – “Mayor for one day”2023-05-05T11:36:45+00:00

Recent Projects

Contact CBC

Rruga Don Bosko, Pallati Alfa, 38/5, Tirane, Albania

Phone: +355 697 584 269

Web: www.cbc.org.al

Go to Top