Problemet infrastrukturore, një shqetësim për të rinjtë e Bashkisë Shijak
Shijaku është duke u rindërtuar, pas problemeve infrastrukturore të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit, të vitit 2019.
Megjithatë të rinjtë shikojnë ende problematike infrastrukturën e dobët rrugore, në rrugë vendore dhe rrugica, për të cilat kërkojnë të kryen investime nga pushteti lokal. Kjo, në kuadër të ligjit nr. 139/2015 “Për qeverisjen vendore”, ku rrugët vendore janë nën përgjegjësinë e bashkisë.
Të rinjtë kërkojnë të kthehet vëmendja tek investimet në infrastrukturën rrugore, për zhvillimin ekonomik të zonës.
Ndiqni videon e plotë në linkun https://youtu.be/5D1UvN2AIaQ , ku të rinjtë evidentojnë këtë problematikë, si një ndër çështjet prioritare që duhet të zgjidhë pushteti lokal.