Të rinjtë e Bashkisë së Shijakut kërkojnë më shumë aktivitete rinore!

Published On: April 10th, 2023Categories: Video

Të rinjtë e Bashkisë së Shijakut, evidentuan ndër problematikat kryesore, mungesën e aktiviteteve dhe qendrave rinore.

Sipas tyre, institucionet lokale dhe qendrore nuk i kanë kushtuar vemendjen e duhur të rinjve, për t’i krijuar kushtet e nevojshme për zhvillimin e aktiviteteve.

Në ligjin 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, shprehet qartë se njësitë e vetëqeverisjes vendore do të trajtojnë me përparësi çështjet rinore, ku në nenin 25 të këtij ligji përcaktohen funksionet e bashkisë në fushën e kulturës, sportit dhe shërbimeve argëtuese.

Bashkia ka detyrim ligjor të krijoj kushtet dhe të nxis aktivitetet rinore. Nisma për krijimin e qendrës multifunksionale është për t’u vlerësuar, në drejtim të promovimit të të rinjve, të talenteve të reja dhe të gjallërimit të jetës kulturore dhe artistike të Shijakut. Megjithatë, sipas të rinjve duhet të ketë edhe investime të tjera me në fokus të rinjtë.

Share This Story, Choose Your Platform!