Udhëzuesi për Këshillin Rinor Vendor, Bashkia Shijak
Udhëzuesi për Këshillin Rinor Vendor, Bashkia Shijak jep një pasqyrë të përgjithshme të pjesëmarrjes politike të të rinjve, politikave rinore dhe modeleve të ndryshme të pjesëmarrjes. Ky udhëzues, nëpërmjet ndërthurjes së informacionit teorik dhe aspekteve praktike, synon të ndihmojë KVR-në, në proceset e vlerësimit të treguesve të pjesëmarrjes së të rinjve në nivel vendor. Gjithashtu ai përmban skeda pune dhe mjete për menaxhimin e punës rinore & aktiviteteve dhe një listë burimesh.
Ky publikim është përgatitur në kuadër të iniciativës “Pjesemarrja politike e të rinjve në zgjedhjet lokale: “Kryetar për një ditë” zbatuar nga Center for Bridging Communities dhe mbështetur financjarisht nga Konrad-Adenauer-Stiftung.