Takimet online për krijimin e Bordit Lokal për Angazhim Politik dhe Qytetar
Center for Bridging Communities në kuadër të projektit “Pjesëmarrja politike e të rinjve në zgjedhjet lokale: “Kryetar bashkie për një ditë” organizoi dy takime online në datat 22 dhe 24 shkurt 2023 me të rinj të grup-moshës 17-25 vjec të Bashkisë Shijak.
Qëllimi kryesor i takimeve online ishte krijimi i “Bordit Rinor Lokal për Angazhim Qytetar dhe Politik”, me synim rritjen e angazhimit politik dhe pjesëmarrjes qytetare të të rinjve në proceset vendimmarrëse në Bashkinë Shijak.
Të rinjtë shfaqën interes për të qenë pjesë e bordit. Bordi Rinor Lokal për Angazhim Qytetar dhe Politik” do të informojë dhe përfshijë sa më shumë të rinj në Bashkinë Shijak për të marrë pjesë në fushatën online “Youth Led Politics”.
Fushata synon të fuqizoj zërin e të rinjve për të ngritur problematika komunitare, për t’i adresuar ato pranë pushtetit lokal dhe për të qenë pjesë e vendimmarrjes lokale.
Duke qenë pjesë e vendimmarrjes lokale ata do t’i japin zë problematikave të të rinjve duke sjellë progres në politika.