“Të gjithë së bashku në mbështetje të rolit të të rinjve në komunitet”

Published On: April 20th, 2024Categories: Aktivitete, Youth Led Politics

Në datën 9 Maj 2023 u organizua tryeza e punës: “Të gjithë së bashku në mbështetje të rolit të të rinjve në komunitet”. Ky aktivitet përmbyllës i projektit “Political participation of young people in local elections: “Mayor for one day”synoi ngritjen e urave të nevojshme të komunikimit dhe bashkëpunimit ndërmjet grupeve te interesit, për të rritur pjesëmarrjen politike të të rinjve në bashkinë Shijak.

Unifikimi i zërit të të rinjve për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve publike dhe forcimin e demokracisë lokale kërkon mbështetjen e të gjithë aktorëve përgjegjës në nivel lokal. Gjatë këtij takimi u prezantuan tematikat: “Të rinjtë si katalizatorë të ndryshimeve pozitive: roli dhe përgjegjësitë e stakeholders” dhe “ Aktivizmi i të rinjve: cfarë duhet të bëjmë ne të fitojmë besimin e të rinjve”. Pjesëmarrës në takim ishin të rinj, përfaqësues nga këshilli vendor rinor, autoritetet vendore, drejtues të institucioneve arsimore, mësues dhe psikologë.

Ky aktivitet u zbatua në kuadër të projektit: “Political participation of young people in local elections: “Mayor for one day” me mbështetjen financiare të Fondacionit Konrad-Adenauer-Stiftung.

Share This Story, Choose Your Platform!