Rëndësia e pjesëmarrjes së të rinjve në vendimmarrjen lokale dhe angazhimi i tyre qytetar!

Published On: April 3rd, 2023Categories: Aktivitete

Pasi u informuan dhe ndërgjegjësuan mbi rolin e tyre në zhvillimin e demokracisë lokale, të rinjtë e Bashkisë Shijak nëpërmjet disa sloganeve u bëjnë thirrje bashkëmoshatarëve të tyre të jenë aktivë dhe kontribues në përmirësimin e qytetit të tyre. Gjithashtu ata i bëjnë thirrje qeveritarëve në nivel lokal dhe qendror si dhe të gjithë shoqërisë, t’i kenë në vemendje të rinjtë, si e ardhmja e vendit.

Pjesëmarrja e tyre është e rëndësisishme në mbledhjet e Këshillit Bashkiak, mbi ngritjen e zërit mbi problematikat që i shqetësojnë të rinjtë. Emigrimi i të rinjve është një problematikë evidente edhe në Bashkinë e Shijakut. Andaj, nevojiten politika nxitëse të punësimit të të rinjve dhe të rigjallërimit të jetës kulturore dhe artistike të qytetit të Shijakut.

Krijimi i Bordit Rinor pranë Bashkisë Shijak është një hap pozitiv, që do tu jap mundësi të rinjve të advokojnë dhe trajtojnë problematikat reale të tyre, duke fuqizuar zërin e tyre në vendimmarrjen lokale. Bashkëveprimi me të rinjtë do të mundësojë progres në politikat lokale.

Share This Story, Choose Your Platform!