Të rinjtë adresojnë problematika komunitare për kandidatët për kryetar bashkie, në fushatën e zgjedhjeve lokale 2023!
Të rinjtë e Bashkisë së Shijakut evidentuan disa çështje kryesore, në një pyetësor të përgatitur nga ekspertë në kuadër të projektit: “Pjesëmarrja politike e të rinjve në zgjedhjet lokale: Kryetar bashkie për një ditë”.
Sipas të rinjve, çështjet kryesore komunitare që i shqetësojnë janë: ndotja e mjedisit, mungesa e aktiviteteve krijuese dhe argëtuese për të rinjtë dhe infrastruktura e dobët rrugore.
Në vijim ata do të ofrojnë sugjerime për zbutjen e këtyre problematikave, që do ti komunikohen kandidatëve për kryetar bashkie, në Bashkinë e Shijakut.
Gjithashtu ata do të paraqesin veprimet e menjëhershme që do të ndërmerrnin po të ishin kryetar bashkie, për problematikat e evidentuara.