Të rinjtë e Bashkisë së Shijakut kërkojnë më shumë aktivitete rinore!
cbc-admin2023-05-05T11:20:59+00:00Të rinjtë e Bashkisë së Shijakut, evidentuan ndër problematikat kryesore, mungesën e aktiviteteve dhe qendrave rinore. Sipas tyre, institucionet lokale dhe qendrore nuk i kanë kushtuar vemendjen e duhur të rinjve, për t’i krijuar kushtet e nevojshme për zhvillimin e aktiviteteve. Në ligjin 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, shprehet qartë se njësitë e vetëqeverisjes vendore do të trajtojnë me përparësi çështjet rinore, ku në nenin 25 të këtij ligji përcaktohen funksionet e bashkisë në fushën e kulturës, sportit dhe shërbimeve argëtuese. Bashkia ka detyrim ligjor të krijoj kushtet dhe të nxis aktivitetet rinore. Nisma për krijimin e qendrës multifunksionale [...]