Detajet e Projektit

Data Fillimit:

June, 2022

Data Përfundimit:

01/12/2022

Statusi:

Përfunduar

Lidhja Projektit:

https://www.cbc.org.al/frd/

Donatorë:

Kongresi Kombëtar i të Rinjve, Bashkia e Tiranës

Partnerë(t):

Building the Balkans

Përshkrimi i Projektit

Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është mbështetja e të rinjve në iniciativa të përbashkëta dhe gjithëpërfshirëse, që synojnë ridimensionimin e qasjes ndaj diversitetit në shoqëri, bazuar mbi të drejtat e njeriut dhe vlerat e tij. Nevoja për ngritjen e këtij forumi bëhet i domosdoshëm përballë disa fenomeneve shoqërore aktuale, siç është bullizmi ndërmjet të rinjve, për shkak të ndryshimeve ekonomike, etnike, racore, gjinore etj. Po ashtu, shpesh, paragjykimet për të rinjtë bëhen pengesë për vetërealizimin e tyre në shoqëri. Në forum do të marrin pjesë jo vetëm të rinj shqiptarë por edhe një grup të rinjsh vullnetarë nga Kosova, të cilët do të përçojnë ndikimin e tyre mbi rëndësinë e diversitetit dhe gjithëpërfshirjes edhe tek shqiptarët e tjerë të Kosovës.

Shpërndaje këtë postim. Zgjidh Platformën!

Projekte të Tjera