Detajet e Projektit

Kategoria:

Data Fillimit:

September, 2022

Statusi:

Përfunduar

Donatorë:

Dialogue for the development of comprehensive policies in Albania -ideAL, Co-PLAN

Përshkrimi i Projektit

Shqipëria si një vend që është pjesë e kontinentit europian dhe proceseve të anëtarësimit në BE ka orientuar vullnetin dhe përpjekjet e saj politike për klimën në frymën e angazhimeve drejt kuadrit europian, përafrimit të legjislacionit dhe vendosjes së standardeve për të kontribuar në uljen e emetimeve të gazeve serrë. Për këtë arsye, në vitin 2020 miratoi Ligjin 155/2020 “Për ndryshimet klimatike”, i përafruar pjesërisht me Rregulloren e BE-së për mekanizmin e monitorimit dhe raportimit të emetimeve të gazeve serrë dhe për raportimin e informacioneve të tjera që lidhen me ndryshimet klimatike. Legjislacioni shqiptar në fushën e mjedisit përditësohet vazhdimisht me direktivat dhe rregulloret e BE-së.

Ky projekt synon të ofrojë një pasqyrë të arritjes së objektivave për të kontribuar në reduktimin e emetimeve të GS, përshpejtimin e përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike dhe nëse është krijuar një kuadër ligjor dhe ndërinstitucional gjithëpërfshirës për marrjen e masave për veprimin klimatik në nivel kombëtar.

Shpërndaje këtë postim. Zgjidh Platformën!

Projekte të Tjera