Një ndër sfidat më të mëdha të vendit tonë, pas viteve 90’të është emancipimi i mëtejshëm i shoqërisë në drejtim të thellimit dhe përhapjes së atyre vlerave që karakterizojnë sot Evropën siç jane liria, barazia, drejtësia sociale, të drejtat e njeriut, etj, ç’ka nënkupton lënien prapa të kulturës së vjetër patriarkale të shtypjes, intolerancës, paragjykimit, gjakmarrjes etj. Një prej dukurive shqetësuese që vihet re në shoqërinë tonë, mbetet trajtimi paragjykues dhe diskriminues që i bëhet pjesëtarëve të grupve të ndryshme si romë, emigrantë të huaj, komuniteteve të Persona me Aftësi Ndryshe, LGBTQ+, minoriteteve, komuniteteve fetare etj.
Iniciativa per krijimin e “Forumit të reporterëve të rinj për diversitetin”, synon t’i angazhojë të rinjtë në një qasje të përbashkët për ndërgjegjësimin e bashkëmoshatarëve dhe komunitetit të tyre në lidhje me diversitetin. Ky forum do të ndërtojë themelet e një strukture të qëndrueshme ku të rinjtë vullnetarë nga Shqipëria dhe Kosova, do të kenë hapësirën e domosdoshme për tu bërë promovues të tolerancës, dialogut dhe përfshirjes sociale, pa gjykime mbi baza raciste, homofobike, seksiste etj. Risia e kësaj iniciative është se të rinjtë do t’i japin zë fenomeneve shoqërore të cilat lidhen me diversitetin, duke i vendosur ata në rolin e reporterit qytetar. Duke konsideruar faktin që teknologjia sot përdoret masivisht nga të rinjtë dhe jo vetëm, ky projekt synon që ata ta shfrytëzojnë atë, për të ndikuar në sensibilizimin e komunitetit për çështje të lidhura me diversitetin. Nëpërmjet një platforme dixhitale online, të rinjtë e forumit, pasi të aftësohen dhe informohen në këtë drejtim, do të pasqyrojnë dhe raportojnë informacione që frymëzojnë gjithëpërfshirjen dhe barazinë për të gjithë. |
Forumi i Reporterëve të Rinj për Diversitetincbc-admin2022-10-22T10:51:22+00:00
Rreth Projektit