Detajet e Projektit
Kategoria:
Data Fillimit:
November, 2024
Data Përfundimit:
30/06/2026
Statusi:
Në vazhdimësi
Donatorë:
EU, Programi Erasmus +
Përshkrimi i Projektit
Titulli i projektit: “Not Neat to be NEET” (Jo në Punësim, Edukim ose Trajnim) – ndërtimi i kapaciteteve të organizatave rinore të Ballkanit Perëndimor për projekte më gjithëpërfshirëse dhe pjesëmarrje të të rinjve me më pak mundësi.
Përfshirja dhe diversiteti janë fusha prioritare të programit Erasmus+ 2021-2027. Pjesëmarrja e të rinjve me më pak mundësi në projektet rinore si: të rinjtë me aftësi të kufizuara, me probleme shëndetësore, që jetojnë në zona rurale dhe të largëta, që përballen me vështirësi socio-ekonomike është sfiduese në rajonin e Ballkanit. Fakti është se përfshirja e të rinjve me mundësi të pakta shpesh kërkon shumë më tepër përpjekje dhe burime që nuk janë gjithmonë të disponueshme. Si e përballojnë sfidën e përfshirjes së të rinjve me më pak mundësi në projektet dhe aktivitetet e tyre rinore organizatat nga komunitetet më të vogla në rajonin e Ballkanit Perëndimor? Pavarësisht nga kapacitetet e organizatave rinore është shumë e rëndësishme për të gjitha organizatat se çfarë metodologjie përdorin në zhvillimin dhe zbatimin e projekteve (Erasmus+) që përfshijnë të rinj me më pak mundësi. Nuk është e arsyeshme të planifikohet përfshirja e të rinjve me aftësi të kufizuara në një projekt dhe më pas të organizohet një aktivitet edukimi jo formal në një ambient të paaksesueshëm për personat me aftësi të kufizuara. Gjithashtu, të planifikohet përfshirja e të rinjve që përballen me vështirësi ekonomike, për shkak të të ardhurave të ulëta të familjes dhe më pas t’u kërkohet atyre të paguajnë fillimisht udhëtimet e tyre ndërkombëtare, për të marrë pjesë në aktivitetet e edukimit joformal. Nëse të rinjtë paguajnë paraprakisht, nuk është normale të presin rimbursimin e shpenzimeve të udhëtimit për javë të tëra pasi kthehen nga aktiviteti. Organizatat rinore nuk kanë staf të kualifikuar dhe/ose vullnetarë të specializuar për të ofruar mbështetje për pjesëmarrjen e të rinjve me më pak mundësi. Ne besojmë se organizatat rinore nga komunitetet më të vogla në rajonin e Ballkanit Perëndimor kanë nevojë për ngritjen e kapaciteteve dhe përfshirjen e vullnetarëve dhe stafit të ri, që të punojnë për të mbështetur pjesëmarrjen e të rinjve me më pak mundësi. Punonjësit rinorë aktualë dhe të ardhshëm kanë nevojë për mundësi ndërkombëtare për të mësuar dhe për të punuar me njëri-tjetrin dhe për të qenë pjesë e një rrjeti në një platformë më të gjerë, që krijon mundësi për përfshirje dhe diversitet më të madh në projektet rinore në rajon. Ky projekt zbatohet nga konsorciumi i përbërë nga organizata rinore nga rajoni i Ballkanit Perëndimor: People’s Parliament, Serbi; Agency of Local Democracy, Bosnje Herzegovinë; Glas, Mali i Zi; Center for Bridging Communities, Shqipëri dhe Youth Center Drenas, Kosovë në kuadër të programit Erasmus Plus.
Ky projekt financohet nga Bashkimi Europian. Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura janë vetëm të autorit(ëve) dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Bashkimit Evropian ose të Agjencisë Ekzekutive Evropiane të Arsimit dhe Kulturës (EACEA). As Bashkimi Evropian dhe as EACEA nuk mund të mbajnë përgjegjësi për to.