Thirrje për vullnetarë!
Eventi final I projektit “Forumi i Reporterëve të Rinj për Diversitetin”
Në datën 17 dhjetor, ora 14:00, në mjediset e Kongresit Rinor Kombëtar, zhvillohet aktiviteti përmbyllës në kuadër të projektit: “Forumi i Reporterëve të Rinj për Diversitetin” (FRRD).
Aktiviteti ka si qëllim promovimin e FRRD dhe rezultateve të arritura gjatë kësaj iniciative të përbashkët me të rinjtë. Një vemendje e veçantë do t’i kushtohet prezantimit të 5 reportazheve të krijuara nga të rinjtë me në fokus tematika që lidhen me diversitetin.
Në këtë aktivitet do të jenë të pranishëm përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, përfaqësues të komuniteteve të ndryshme si: fetare, persona me aftësi ndryshe, minoritete, LGBTQ+, etj.
Ky projekt zhvillohet në partneritet me organizatën nga Kosova: NGO Building the Balkans , në kuadër të Programit: Tirana European Youth Capital 2022 me mbështetjen financiare të Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkia Tiranë dhe zbatohet nga Center for Bridging Communities.
#TiranaEYC2022 #tirana #youth #EuropeanYouthCapital2022 #EYC2022 #EuropeanYearOfYouth #NationalYouthCongress
19/10/2022 – Center for Bridging Communities është akredituar si organizatë pritëse për veprimtari dhe aktivitete vullnetare në kuader të Korpusit Evropian të Solidaritetit deri më date 31.12. 2027.
Organizata partnere në Kroaci, OAZA, hap thirrjen për vullnetarë në kuadër të programit European Solidarity Corps!
Për më shumë informacion lexo thirrjen dhe apliko duke ndjekur linkun në vijim https://europa.eu/youth/solidarity/placement/31078_en .
Gjithashtu mund të dergoni nje CV dhe një letër motivimi në Email: bcommunities.center@gmail.com
Afati i fundit për të aplikuar është 01 Shtator 2022!
Në kuadër të programit ESC (European Solidarity Corps), kërkohen vullnetarë për dy projekte 6 muaj dhe 1 muaj, të moshës 18-30 vjeç të interesuar për aktivitete kulturore, mjedisore, sportive, arkeologjike dhe sociale.
Aktivitetet do të fillojnë në Qershor 2022 deri në Tetor 2022.
Mund të lexoni më shumë rreth projektit 6 mujor këtu: https://europa.eu/youth/solidarity/placement/29152_en
Për projektin 1 mujor këtu: https://europa.eu/youth/solidarity/placement/28828_en
Për të aplikuar dërgoni një CV në adresën tonë të emailit: bcommunities.center@gmail.com
Afati i fundit për aplikimin është: 25 Maj 2022!
THIRRJE PËR VULLNETARË – European Solidarity Corps
Ku: Budapest, Hungari
Kush: të rinj të moshës 18-30 vjeç
Kur: korrik 2022 deri qershor 2023 (11 muaj)
Çfarë: metodologjitë e arsimit joformal për të zhvilluar kreativitetin, përfshirjen, tolerancën dhe pranimin tek fëmijët dhe të rinjtë.
Të gjitha shpenzimet janë të mbuluara ( akomodimi, udhëtimi etj)
Apliko duke dërguar CV në Email: bcommunities.center@gmail.com
dhe gjej këtu detajet: https://drive.google.com/…/1I33jB…/view…
Hapet thirrja për vullnetarë në kuadër të Programit European Solidarity Corps!
Mundësi shumë e mirë për studentë, të rinj, të diplomuar të moshës 22- 29 vjec që duan të marrin pjesë në një eksperiencë ndërkombëtare dhe të zhvillojnë aftësi të reja.
Për më tepër lexoni paketën informuese me detajet e nevojshme mbi gjithë projektin dhe pozicionet specifike ne linkun https://europa.eu/youth/solidarity/placement
Datat e projektit: (1 Mars 2022 – 30 Tetor 2022)
Për të gjithë të interesuarit: Ju mund të dërgoni CV dhe një leter interesi në adresën bcommunities.center@gmail.com.
Afati i fundit i aplikimit: 27 Shkurt 2022.