Detajet e Projektit
Kategoria:
Data Fillimit:
June, 2022
Data Përfundimit:
01/12/2022
Statusi:
Përfunduar
Lidhja Projektit:
https://www.cbc.org.al/frd/
Donatorë:
Kongresi Kombëtar i të Rinjve, Bashkia e Tiranës
Partnerë(t):
Building the Balkans
Përshkrimi i Projektit
Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është mbështetja e të rinjve në iniciativa të përbashkëta dhe gjithëpërfshirëse, që synojnë ridimensionimin e qasjes ndaj diversitetit në shoqëri, bazuar mbi të drejtat e njeriut dhe vlerat e tij. Nevoja për ngritjen e këtij forumi bëhet i domosdoshëm përballë disa fenomeneve shoqërore aktuale, siç është bullizmi ndërmjet të rinjve, për shkak të ndryshimeve ekonomike, funksionale, etnike, racore, seksuale, gjinore etj. Po ashtu, shpesh, paragjykimet për të rinjtë, përfaqësues të grupeve të diveristetit, bëhen pengesë për vetrealizimin e tyre në arsim, punësim, shoqëri etj.
Në forum do të marrin pjesë jo vetëm të rinj shqiptarë por edhe një grup të rinjsh vullnetarë nga Kosova, të cilët do të pasurojnë aktivitetet e forumit dhe do të përçojnë ndikimin e tyre edhe tek shqiptarët e Kosovës, të cilët për shkak të historisë, kanë nevojë për një frymë të re të pranimit reciprok dhe gjithëpërfshirjes.