Detajet e Projektit
Kategoria:
Data Fillimit:
March, 2021
Statusi:
Përfunduar
Donatorë:
EU / Forum MNE, Communities First Hub
Partnerë(t):
Bashkia Librazhd, AKS Association
Përshkrimi i Projektit
Qëllimi i këtij projekti është të forcojë kapacitetet e aktorëve lokalë për të trajtuar çështjet e radikalizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm dhe advokimin në mbledhjet e Këshillit Vendor të Sigurisë në Bashkinë Librazhd.
Në kuadër të këtij projekti do të zhvillohen trajnime me pjesëmarrjen e aktorëve lokalë, duke marrë parasysh nevojat e tyre specifike lokale, të fokusuara në kuadrin ligjor në Shqipëri që merret me terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm; rolin e medias në informimin dhe ndërgjegjësimin për çështjet e ekstremizmit të dhunshëm; qasja e riintegrimit dhe shërbimet bazë lokale për grupet e rrezikut dhe të kthyerit; dhe të kuptuarit e rolit të gjinisë në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe rëndësinë e shoqërisë civile për të kundërshtuar ekstremizmin e dhunshëm.