Detajet e Projektit
Kategoria:
Data Fillimit:
April, 2022
Statusi:
Përfunduar
Vendndodhja:
Has, Kukës, Diber
Lidhja Projektit:
https://www.medwomensfund.org/associations/center-for-bridging-communities.html
Përshkrimi i Projektit
Projekti synon të ofrojë një mundësi për nxënësit që të bëjnë ndryshime në shkollën e tyre dhe në komunitetin e gjerë, si ambasadorë të barazisë gjinore, përmes aktiviteteve artistike dhe ndërgjegjësuese. Këto aktivitete zbatohen në qarqet Has & Kukës dhe Dibër të cilat ndodhen në veri të Shqipërisë. Në këto zona të përzgjedhura të projektit, normat kulturore, sociale, gjinore dhe fetare shpesh kthehen në praktika diskriminuese shoqërore që shpesh margjinalizojnë gratë dhe vajzat.
Ky projekt angazhoi rreth 200 nxënës nga shkollat e mesme në tre zonat e përzgjedhura të projektit në një seri seminaresh mbi rëndësinë e barazisë gjinore si dhe mbi rolin që të rinjtë mund të kenë si promotorë të ndryshimeve në komunitet. Nxënësit do të mbështeten për të zhvilluar aktivitetet e tyre me synim rritjen e ndërgjegjësimit përmes artit (ese, foto, slogane, video, teatër, etj).