Detajet e Projektit

Data Fillimit:

March, 2022

Statusi:

Përfunduar

Lidhja Projektit:

https://www.artculture.al/

Donatorë:

Ministria e Kulturës

Përshkrimi i Projektit

Ky projekt ka për qëllim promovimin e traditave, zakoneve dhe historisë së Tiranës si dhe informimin e vizitorëve të saj me informacion të përditësuar të aktiviteteve kulturore që ofron qyteti, nëpërmjet përdorimit të aplikacionit mobile “EYC -Tirana ART CULTURE”.

Tirana është përzgjedhur si “Kryeqyteti Rinor Europian” për vitin 2022 dhe gjatë këtij viti, kryeqyteti do të shndërrohet në qendrën europiane të aktiviteteve rinore.
Shumë të rinj nga vende europiane janë ftuar të vizitojnë Tiranën në kuadër të aktiviteteve që do të zhvillohen nga organizatat rinore për këtë qëllim, me mbështetjen e makroprogramit “Tirana European Youth Capital”.

Duke shfrytëzuar risitë që ofron teknologjia, përkatësisht platformat Android dhe IOS, aplikacioni mobile “EYC-Tirana ARTCULTURE”, mund të shkarkohet lehtësisht nga vizitorët e rinj tëTiranës dhe jo vetëm, që janë të interesuar për turizmin kulturor që ofron qyteti. Ky aplikacion do t’iu sherbejë atyre si udhërrëfyes për vendndodhjen, orarin dhe kalendarin e aktiviteteve të institucioneve kulturore publike e private të Tiranës siç janë: muzetë, monumentet ose objektet kulturore, qendrat kulturore, organizatat rinore, galeritë e artit, libraritë, bibliotekat, ekspozitat, kostumografitë, folklor, kulinari etj.

Shpërndaje këtë postim. Zgjidh Platformën!

Projekte të Tjera