Tryezë pune: Kryetar për një ditë
Në vijim të zbatimit të projektit “Të rinjtë, politikat dhe qytetaria aktive”, në bashkëpunim të ngushtë me Bashkinë Has u realizua një takim midis të rinjve dhe Kryetarit të Bashkisë.
Gjatë këtij aktiviteti u mundësua krijimi i një dialogu të përbashkët midis të rinjve dhe Bashkisë Has, ku të rinjtë shkëmbyen mendime mbi angazhimin qytetar dhe politik të të rinjve, problematikat komunitare, sfidat e të rinjve dhe prezantuan idetë e tyre mbi zhvillimin e komunitetit.
Diskutimet e të rinjve u shoqëruan dhe me prezantimet e ekspertëve mbi tematikat e të drejtës së votës, format e pjesëmarrjes së të rinjve, roli i Këshillit Vendor Rinor, konsultimi publik në nivel vendor etj.
Ky aktivitet u zbatua nga Center for Bridging Communities me mbështetjen financiare të Fondacionit Konrad Adenauer Stiftung.