Aktiviteti përmbyllës: Ambasadorët e ndryshimit
Në shkollën e mesme profesionale “Nazmi Rushiti”, Peshkopi u realizua aktiviteti përmbyllës i projektit “Ambasadorët e ndryshimit: “Kundërshtimi i stereotipeve dhe dhunës ndaj grave përmes artit”. Me qëllim nxitjen e aktivizmit rinor në nivel lokal për cështje të lidhura me barazinë gjinore u organizua një aktivitet ndërgjegjes i cili u ofroi të rinjve mundësi për të sjellë ndryshime në shkollën e tyre dhe në komunitet.
Të rinjtë përgatitën materiale sensibilizuese dhe dramatizuan dy pjesë teatrale të cilat trajtuan steriotipet gjinore & zgjedhjet në karrierë dhe rolet gjinore në marrēdhēniet familjare dhe i prezantuan në një takim të përbashkët me pjesëmarrjen e nxënësve dhe mësuesve të kësaj shkolle.
Ky aktivitet u zbatua nga Center for Bridging Communities me mbështetjen e Mediterranean Women’s Fund – Fonds pour les Femmes en Méditerranée.