Trajnimi rajonal “Koordinatorët e Përfshirjes Përtej Kufijve”
Trajnimi rajonal “Koordinatorët e Përfshirjes Përtej Kufijve” për punonjësit rinorë nga organizatat jofitimprurëse të vendeve të Ballkanit Perëndimor u mbajt në Kopaonik, Serbi, në periudhën 6–12 qershor 2026, organizuar nga shoqata “People’s Parliament”.
Aktiviteti mblodhi 60 punonjës rinorë të angazhuar për të zhvilluar më tej kompetencat e tyre në punën me të rinjtë me më pak mundësi. Punonjësit rinorë punuan së bashku, shkëmbyen ide dhe praktika për t’i bërë projektet rinore më gjithëpërfshirëse, zhvilluan projekt ide dhe buxhete gjithëpërfshirëse, si dhe morën pjesë në vizita studimore që ofruan mjete praktike për hartimin dhe zbatimin e nismave të ardhshme të punës rinore të fokusuara te të rinjtë me më pak mundësi dhe te të rinjtë NEET (që nuk janë në punësim, arsim apo trajnim).
Duke njohur nevojën për veprim të koordinuar, u themelua rrjeti rajonal “Koordinatorët e Përfshirjes Përtej Kufijve”, me qëllim forcimin e bashkëpunimit, shkëmbimit të njohurive dhe mbështetjes për punën rinore gjithëpërfshirëse në të gjithë rajonin.
Trajnimi rajonal “Koordinatorët e Përfshirjes Përtej Kufijve” është pjesë e projektit “Not Neat to be NEET”, i zbatuar nga konsorciumi i organizatave nga Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova, i financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të Programit Erasmus+.

Ky projekt financohet nga Bashkimi Europian. Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura janë vetëm të autorit(ëve) dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Bashkimit Evropian ose të Agjencisë Ekzekutive Evropiane të Arsimit dhe Kulturës (EACEA). As Bashkimi Evropian dhe as EACEA nuk mund të mbajnë përgjegjësi për to.

















