Takim me përfaqësues nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia për Eficencën e Energjisë
Organizata Center for Bridging Communities zhvilloi një takim me përfaqësues nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia për Eficencën e Energjisë, ku u prezantua raporti: “Analiza e situatës së ndryshimit klimatik në Shqipëri, legjislacioni, institucionet dhe shkalla e zbatimit”. Rekomandimet e bëra nga këto institucione do të pasqyrohen në raportin përfundimtar.
Ky aktivitet u organizua në kuadër të Programit: “Dialog për zhvillim politikash gjithëpërfshirëse në Shqipëri-ideAL”, zbatuar nga Co-PLAN Institute for Habitat Development dhe Qendra e Politikave Evropiane (EPC, Belgjikë) me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian.