Analiza e situatës së ndryshimit klimatik në Shqipëri, legjislacioni, institucionet dhe shkalla e zbatimit

Published On: March 26th, 2023Categories: Aktivitete
Organizata “Center for Bridging Communities”, zhvilloi në datën 28.02.2023 tryezën e diskutimit mbi raportin: “Analiza e situatës së ndryshimit klimatik në Shqipëri, legjislacioni, institucionet dhe shkalla e zbatimit”.
Në fokus të tryezës së diskutimit ishte:
🔸 Njohja me analizën dhe zbatimin e ligjit “Për ndryshimet klimatike”, rritja e efektivitetit të ligjit për ndryshimet klimatike nëpërmjet advokimit duke dhënë gjithashtu dhe një panoramë të situatës së ndryshimeve klimatike në Shqipëri.
🔸 Zhvillimi i diskutimeve dhe sugjerime nga pjesëmarrësit kryesisht për rritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional për çështjet e klimës dhe të tematikave që lidhen me të.
Në takim morën pjesë përfaqësues nga Bashkia e Tiranës, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, organizata të shoqërisë civile dhe sektori privat.
Ky aktivitet u organizua në kuadër të Programit: “Dialog për zhvillim politikash gjithëpërfshirëse në Shqipëri-ideAL”, zbatuar nga Co-PLAN Institute for Habitat Development dhe Qendra e Politikave Evropiane (EPC, Belgjikë) me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian.

Share This Story, Choose Your Platform!