Detajet e Projektit

Data Fillimit:

July, 2019

Data Përfundimit:

01/07/2027

Statusi:

Në vazhdimësi

Donatorë:

EU, Erasmus +

Përshkrimi i Projektit

Center for Bridging Communities, CBC është akredituar si organizatë nga Programi i European Solidarity Corp, ESC per periudhen 2021- 2027. Objektivi i përgjithshëm i Programit ESC është të rritë angazhimin e të rinjve dhe organizatave të të rinjve në aktivitete vullnetare, si një mjet për të forcuar kohezionin, solidaritetin, demokracinë, identitetin europian dhe qytetarinë aktive.

https://youth.europa.eu/volunteering/organisation/67622_tr

Të rinjtë kanë nevojë për mundësi lehtësisht të aksesueshme për tu përfshirë në aktivitete vullnetare, të cilat mund t’iu mundësojnë të shprehin përkushtimin e tyre në dobi të komuniteteve duke fituar përvojë dhe kompetenca të dobishme për zhvillimin e tyre personal, edukativ, social, qytetar dhe professional. European Solidarity Corps, ESC ofron një përvojë frymëzuese dhe fuqizuese për të rinjtë që duan të ndihmojnë, mësojnë, zhvillohen dhe ofron një pikë të vetme hyrjeje për aktivitete të tilla solidariteti në vendet e BE-se dhe më gjerë. Programi ESC mbështet objektivat e Strategjisë Rinore të BE-së për 2019-2027, e cila inkurajon të rinjtë të bëhen qytetarë aktivë, agjentë të solidaritetit dhe ndryshimit pozitiv për komunitetet në të gjithë Evropën, të frymëzuar nga vlerat e BE-së dhe identitetit evropian.

Shpërndaje këtë postim. Zgjidh Platformën!

Projekte të Tjera