Detajet e Projektit

Data Fillimit:

February, 2021

Statusi:

Përfunduar

Donatorë:

EU, Techsoup Europe

Përshkrimi i Projektit

Projekti “Game Changer” përfshin një sërë lojërash edukuese dhe inovative, të adaptueshme për tu zhvilluar në qytet duke ndihmuar të rinjtë të adresojnë cështjet me të cilat përballen në komunitetet e tyre. Qëllimi kryesor i projektit është të tërheqë vëmendjen në problemet sociale, që e kanë rrënjën në ndryshimet kulturore dhe të tregojë përfitimet që ka shoqëria nga përzierja e kulturave.

Lojërat që do të zhvillohen në kuadër të këtij projekti si “Key of Whispersteel” dhe “Uncharted” përqendrohen në problemin e radikalizimit që ndodh kur komunitetet përballen me grupe të cilat kanë zakone dhe tradita të ndryshme. Këto lojëra edukuese taktike të bazuara në punën në grup synojnë që të rinjtë të marrin role të ndryshme në lojë, në mënyrë që të lehtesojnë diskutimin rreth cështjeve të ndryshme mjedisore, ekstremizmit dhe aktivizmit rinor.

Shpërndaje këtë postim. Zgjidh Platformën!

Projekte të Tjera