Workshop: Rëndësia e njohjes së ligjit mbi ndryshimet klimatike për sektorin privat

Published On: November 23rd, 2022Categories: Aktivitete

Në kuadër të projektit “Politika Mjedisore Efektive ndaj Ndryshimit Klimatik”, Center for Bridging Communities organizoi tryezën e punës: “Rëndësia e njohjes së ligjit mbi ndryshimet klimatike për sektorin privat”.

Ekspertë të fushës prezantuan studime të ndryshme, diskutuan mbi Strategjinë e Ndryshimeve Klimatike, Ligjin për Ndryshimet Klimatike dhe ndikimin e tyre ne sektorin privat si dhe mundësinë që ka komuniteti dhe grupet e interesit për të ndikuar në amendimet e mundshme.
Në këtë takim kishte pjesemarrës nga sektori i biznesit, shoqërisë civile dhe nga institucionet e pushtetit lokal dhe qendror, që kanë në fokus të veprimtarisë së tyre mjedisin.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të Programit: “Dialog për zhvillim politikash gjithëpërfshirëse në Shqipëri-ideAL”, zbatuar nga Co-PLAN Institute for Habitat Development dhe Qendra e Politikave Evropiane (EPC, Belgjikë) me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian.

Share This Story, Choose Your Platform!