Java e ndërgjegjësimit mbi barazinë gjinore
Së bashku me nxënës të shkollës së mesme “Skënderbeu”, në Has realizuam javën e ndërgjegjësimit mbi barazinë gjinore, 24 Tetor 2022 – 30 Tetor 2022.
Projekti “Ambasadorët e ndryshimit: Kundërshtimi i dhunës ndaj grave përmes artit” synoi t’iu ofrojë nxënësve një mundësi për të sjellë ndryshime në shkollën e tyre dhe në komunitet, si ambasadorë të barazisë gjinore, përmes aktiviteteve artistike dhe ndërgjegjësuese.
Në këtë fazë të dytë të projektit të rinjtë përgatitën materiale sensibilizuese si vidio, piktura, poezi, foto dhe dramatizuan dy pjesë teatrale të cilat trajtuan tematikat e diskriminimit me bazë gjinore në marrēdheniet e punës dhe rolet gjinore në familje!
Ky aktivitet zbatohet nga Center for Bridging Communities dhe financohet nga Mediterranean Women’s Fund – Fonds pour les Femmes en Méditerranée.