Manual për Projektet Rinore Gjithëpërfshirëse
Udhëzuesi ‘Projekte Rinore Gjithëpërfshirëse”, është udhëzuesi i parë i zhvilluar për Koordinatorët e Gjithëpërfshirjes, dhe adreson një boshllëk të rëndësishëm në punën rinore përmes ofrimit të udhëzimeve të strukturuara për planifikimin, zbatimin dhe vlerësimin e nismave rinore gjithëpërfshirëse.
Manuali është zhvilluar në kuadër të projektit “Not Neat to be NEET” dhe ofron një përmbledhje të gjerë metodash praktike, mjetesh, teknikash facilitimi dhe rekomandimesh që u mundësojnë organizatave të forcojnë praktikat e tyre gjithëpërfshirëse.
Udhëzuesi u drejtohet kryesisht organizatave rinore, menaxherëve të projekteve, trajnerëve, punonjësve rinorë dhe koordinatorëve të gjithëpërfshirjes, të cilët hartojnë dhe zbatojnë aktivitete edukative. Ai mbështet organizatat në forcimin e kapaciteteve të tyre të brendshme për të planifikuar dhe menaxhuar projekte që u përgjigjen në mënyrë efektive nevojave të të rinjve, duke promovuar njëkohësisht pjesëmarrje të barabartë dhe aksesueshmëri. Manuali u zhvillua dhe u pilotua në Ballkanin Perëndimor, por metodologjitë dhe mjetet praktike janë të transferueshme dhe mund të përshtaten lehtësisht me nevojat e organizatave rinore në të gjithë Evropën.
Mund ta shkarkoni manualin në gjuhën angleze duke klikuar këtu dhe në platformën evropiane SALTO-YOUTH .
Ky projekt financohet nga Bashkimi Europian. Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura janë vetëm të autorit(ëve) dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Bashkimit Evropian ose të Agjencisë Ekzekutive Evropiane të Arsimit dhe Kulturës (EACEA). As Bashkimi Evropian dhe as EACEA nuk mund të mbajnë përgjegjësi për to.





