Studimi: “VLERËSIM i PJESËMARRJES NË PROJEKTE RINORE, PENGESAT, NEVOJAT DHE MUNDËSITË E TË RINJVE NË SHQIPËRI”
cbc-admin2025-04-14T08:23:10+00:00Ky studim analizoi pjesëmarrjen e të rinjve në edukimin joformal dhe programet rinore në Shqipëri. Instrumentat që u përdorën në kërkim përfshinë fokus grupet dhe pyetësorin online me popullatën e përgjithshme të të rinjve në Shqipëri, të rinjtë me më pak mundësi dhe punonjësit rinorë që janë të angazhuar në organizatat rinore. Nga anketimi i gjithsej 99 të rinjve të moshës 15-30 vjeç rezultoi se niveli i papunësisë të të rinjve të pyetur është (51%). Kohëzgjatja e papunësisë për ata të rinj që raportojnë se janë të papunësuar varion nga 6 muaj, të cilët zënë (53%), deri në 5 vite [...]