Manual për Projektet Rinore Gjithëpërfshirëse

Published On: June 30th, 2026Categories: Raporte

Manuali për Projektet Rinore Gjithëpërfshirëse është një burim praktik edukativ i hapur, i projektuar për të mbështetur organizatat rinore për integrimin e përfshirjes në mënyrë efektive në projektet dhe punën e tyre të përditshme, në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë.

Ky publikim gjithëpërfshirës u realizua nga Shoqata “People’s Parliament” nga Serbia dhe partnerët e konsorciumit “Not Neat to be NEET”,  “Agency of Local Democracy” nga Bosnja dhe Hercegovina, “Glas” nga Mali i Zi, “Center for Bridging Communities” nga Shqipëria dhe “Drenas Youth Center” nga Kosova.

Ky është udhëzuesi i parë i zhvilluar posaçërisht për të edukuar dhe pajisur me aftësi Koordinatorët e Përfshirjes, duke adresuar një boshllëk të rëndësishëm në punën rinore, duke ofruar udhëzime të strukturuara për planifikimin, zbatimin dhe vlerësimin e iniciativave gjithëpërfshirëse rinore.

Manuali është zhvilluar në kuadër të projektit “Not Neat to be NEET”, i cili ofron një koleksion gjithëpërfshirës të metodave praktike, mjeteve, teknikave të lehtësimit dhe rekomandimeve që u mundësojnë organizatave të forcojnë praktikat e tyre gjithëpërfshirëse. Një nga pikat e forta të tij është niveli i lartë i transferueshmërisë. Megjithëse manuali u zhvillua dhe u pilotua në Ballkanin Perëndimor, metodologjitë, mjetet praktike dhe kornizat e tij janë të transferueshme dhe mund të përshtaten lehtësisht me nevojat e organizatave rinore në të gjithë Evropën.

Publikimi është menduar kryesisht për organizatat rinore, menaxherët e projekteve, trajnerët, punonjësit rinor dhe koordinatorët e përfshirjes, që hartojnë dhe ofrojnë aktivitete edukative, më tepër se për pjesëmarrësit e rinj. Ai mbështet organizatat në ndërtimin e kapaciteteve të brendshme për të planifikuar dhe menaxhuar projekte që i përgjigjen në mënyrë efektive nevojave të ndryshme të të rinjve, duke promovuar njëkohësisht pjesëmarrjen dhe aksesin e barabartë.

Mund ta shkarkoni manualin duke klikuar këtu dhe në platformën evropiane SALTO-YOUTH .

This project is funded by the European Union. Views and opinions expressed are however those of the author(s) only and do not necessarily reflect those of the European Union or European Education and Culture Executive Agency (EACEA). Neither the European Union nor the EACEA can be held responsible for them.Ky projekt financohet nga Bashkimi Europian. Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura janë vetëm të autorit(ëve) dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Bashkimit Evropian ose të Agjencisë Ekzekutive Evropiane të Arsimit dhe Kulturës (EACEA). As Bashkimi Evropian dhe as EACEA nuk mund të mbajnë përgjegjësi për to.

 

Share This Story, Choose Your Platform!