Eventi përmbyllës i projektit: Forumi i Reporterëve të Rinj për Diversitetin
Në datën 17 dhjetor 2022, në mjediset e Kongresit Rinor Kombëtar, u zhvillua aktiviteti përmbyllës në kuadër të projektit: “Forumi i Reporterëve të Rinj për Diversitetin” (FRRD).
Aktiviteti kishte si qëllim promovimin e FRRD dhe rezultateve të arritura gjatë kësaj iniciative të përbashkët me të rinjtë. Një vemendje e veçantë ju kushtua prezantimit të 5 reportazheve të krijuara nga të rinjtë me në fokus tematika që lidhen me diversitetin. Në këtë aktivitet do të jenë të pranishëm përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, përfaqësues të komuniteteve të ndryshme si: fetare, persona me aftësi ndryshe, minoritete, LGBTQ+, etj.
Ky projekt zhvillohet në partneritet me organizatën nga Kosova: NGO Building the Balkans , në kuadër të Programit: Tirana European Youth Capital 2022 me mbështetjen financiare të Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkia Tiranë dhe zbatohet nga Center for Bridging Communities.