Loja Sociale: The Key of Whispersteel
Përgjatë periudhës Maj- Qershor 2022, në mjediset e Parkut të Liqenit Artificial të Tiranës, u zhvillua loja edukative “The Key of Whispersteel” me një grup të rinjsh të moshës 18 -23 vjec. Loja synon të informojë-ndërgjegjësojë të rinjtë rreth fenomenit të radikalizmit dhe mënyrave për ta parandaluar atë.
Bashkëpunimi në grup është një nga vlerat kryesore që synon të nxitë kjo lojë sociale. Të rinjtë u grupuan në 3 skuadra dhe diskutuan rreth Gjuhës së Urrejtjes, Bullizmit dhe Radikalizmit Kulturor. Të rinjtë u socializuan, edukuan dhe argëtuan në të njëjtën kohë.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit: “Game Changer – Angazhimi në lojëra për ndërgjegjësimin mbi radikalizmin” #GameChangerEu , zbatuar nga Center for Bridging Communities dhe mbështetur nga TechSoup Europe.