Workshop: Diversiteti dhe Gjithëpërfshirja

Published On: October 7th, 2022Categories: Aktivitete

Dita e parë:

Në ditën e parë të workshopit: “Diversiteti dhe gjithëpërfshirja”, të rinjtë nga Shqipëria dhe e Kosova u socializuan si dhe ndanë përvoja të paragjykimit dhe diskriminimit për çështje etnike, fetare, gjinisë etj.

Aktiviteti u zhvillua në formë interaktive, me lojëra edukative dhe atraktive për të rinjtë, të cilat synonin nxitjen e tolerancës dhe bashkëpunimit, për pranimin dhe respektimin e diversitetit.
Nga pikëpamja teorike çështjet kryesore që u trajtuan dhe u diskutuan ishin: diskriminim idrejtpërdrejtë, diskriminim i shumëfishtë, diskriminim i tërthortë, gjuha e urrejtjes etj.

Të rinjtë fituan edhe njohuri mbi cështje praktike, se ku duhet të adresohen në rast se hasin diskriminim.

Dita e dytë:

Në ditën e dytë të workshopit: “Diversiteti dhe gjithëpërfshirja” të rinjtë pjesëmarrës diskutuan situata konkrete diskriminimi dhe u njohën me hapat që duhet të ndërmerren nëse përballen me një situatë të ngjashme.

Aktiviteti u zhvillua në formë interaktive, me synim nxitjen e tolerancës dhe bashkëpunimit, për pranimin e diversitetit dhe respektimin e të drejtave njerëzore.

Të rinjtë fituan njohuri dhe diskutuan në grupe, ide mbi tematikat e lidhura me diversitetin që do të jenë në fokus të reportazheve!

Dita e tretë:

Në ditën e tretë të workshopit: “Diversiteti dhe gjithëpërfshirja” të rinjtë pjesëmarrës u trajnuan mbi zhvillimin e lojës UNCHARTED!

Qëllimi kryesor i lojës uncharted është të tërheqë vëmendjen në problemet sociale, që i kanë rrënjët në ndryshimet kulturore dhe të tregojë përfitimet që ka shoqëria nga përzierja e kulturave.

Nëpërmjet lojës, të rinjtë do të njihen me një sërë situatash të lidhura me paragjykimet dhe qendrimet diskriminuese që zakonisht ndodhin kur komunitetet përballen me grupe të cilat kanë zakone dhe tradita të ndryshme.

Dita e katërt:

Gjatë ditës së katërt të workshopit “Diversiteti dhe gjithëpërfshirja” të rinjtë pjesëmarrës zhvilluan lojën UNCHARTED në mjediset e Liqenit Artificial të Tiranës. Qëllimi kryesor i lojës uncharted është të tërheqë vëmendjen në problemet sociale, që i kanë rrënjët në ndryshimet kulturore dhe të tregojë përfitimet që ka shoqëria nga përzierja e kulturave.

Nëpërmjet lojës, të rinjtë u informuan mbi diversitetin kulturor dhe mënyrat për të shmangur qëndrimet paragjykuese dhe sjelljet diskriminuese ndaj grupeve të ndryshme kulturore.

Ky aktivitet organizohet në kuadër të Programit: “Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”, Tirana European Youth Capital 2022 me mbështetjen financiare të Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë dhe zbatohet nga Center for Bridging Communities.

#TiranaEYC2022 #tirana #youth #EuropeanYouthCapital2022 #EYC2022 #ActivateYouth #EuropeanYearOfYouth #NationalYouthCongress

Share This Story, Choose Your Platform!