Trajnim: Të rinjtë si reporterë qytetarë për diversitetin, nëpermjet përdorimit të risive teknologjike

Published On: October 25th, 2022Categories: Aktivitete

Gjate fazes se dyte të projektit “Forumi i Reporterëve të Rinj për Diversitetin” në datat 21-23 Tetor 2022 u zhvillua trajnimi “Të rinjtë si reporterë qytetarë për diversitetin, nëpermjet përdorimit të risive teknologjike”.

Ky trajnim kishte për qëllim rritjen e kapaciteteve të të rinjve për mënyrën se si të përdorin risitë teknologjike për ndikimin e opinionit publik, në rolin e reporterit qytetar.

Të rinjtë fituan njohuri mbi tematika si: : ndërtimi strukturor i reportazhit dhe karakteristikat e tij; si realizohet një reportazh; veçoritë e gazetarisë online; shkrimi dhe burimet e një lajmi; teknologjia dixhitale, platformat sociale, përhapja e keqinformimit etj.

Ky aktivitet ishte i ndërtuar në mënyrë interaktive me prezantime, punë në grupe, shfaqje video, demostrim praktik me qëllim që pjesmarrësit jo vetëm të merrnin njohuri por njëkohësisht të fitonin dhe aftësi praktike.

Ky aktivitet u organizua në kuadër të Programit: “Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”, Tirana European Youth Capital 2022 me mbështetjen financiare të Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë dhe zbatohet nga Center for Bridging Communities dhe Building the Balkans!

#TiranaEYC2022 #tirana #youth #EuropeanYouthCapital2022 #EYC2022 #ActivateYouth #EuropeanYearOfYouth #NationalYouthCongress

Share This Story, Choose Your Platform!