Sondazh me fermerë dhe biznese në Tiranë, Vorë, Kamëz, Kavajë dhe Rrogozhinë.

Published On: October 30th, 2022Categories: Aktivitete

Në kuadër të projektit “Politika mjedisore efektive ndaj ndryshimit klimatik”, zbatuar nga organizata Center for Bridging Communities, po zhvillojmë takime informuese-ndërgjegjësuese me fermerë dhe biznese në Tiranë, Vorë, Kamzë, Kavajë dhe Rrogozhinë mbi ndikimin e ndryshimit klimatik në prodhimin bujqësor dhe masat që duhet të ndërmarin për tu përshtatur.

Gjithashtu me fermerë dhe biznese po administrohen pyetesorë për të vlerësuar shkallën e njohurive që ka komuniteti për ligjin, për nevojat dhe vështirësitë që hasin nga ndryshimet klimatike, për rendësinë e tij, procedurat, detyrimet etj. Gjatë sondazhit komuniteti i biznesit dhe fermereve u informuan për arsyet e zhvillimit të këtij sondazhi dhe mundësinë që komuniteti ka për të ndikuar në politikëbërje dhe hapat që po hedh projekti per advokacinë.

Legjislacioni shqiptar në fushën e mjedisit përditësohet vazhdimisht me direktivat dhe rregulloret e BE. Ky projekt synon të bëjë një pasqyrim të arritjes së objektivave për kontribuimin në uljen e shkarkimeve të GES, në përshpejtimin e përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike dhe a është krijuar një kuadër gjithëpërfshirës ligjor dhe ndërinstitucional për ndërmarrjen e veprimeve ndaj klimës në nivel kombëtar.

Vlerësimi i realizimit të këtyre objektivave nëpërmjet analizës së ekspertëve dhe bashkëpunimit e koordinimit me pjestarë të shoqërisë civile, të organizatave të biznesit, fermerëve, të organizatave te mjedisit do te ndërtojë hap pas hapi rekomandimet si nje proces advokimi te organet politike dhe rregullatore. Ky projekt, zhvillohet në kuadër të #ideAL, “Dialog për zhvillim politikash gjithëpërfshirëse në Shqipëri-ideAL”, projekti i zbatuar nga Co-PLAN , Instituti për Zhvillimin e Habitatit Co-PLAN Institute for Habitat Development dhe Qendra e Politikave Evropiane (EPC, Belgjikë) me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian.

Share This Story, Choose Your Platform!