Takim i organizatave partnere: “Not Neat to be NEET”
Në datë 21-23 tetor 2025, Center for Bridging Communities organizoi takimin me përfaqësues të organizatave partnere të projektit “No Neat to be NEET” në Tiranë.
Organizatat partnere u takuan për të diskutuar dhe ndarë përvojat mbi aktivitetet e kryera, siç ishin Trajnimet Kombëtare, ecurinë e Job Shadowing Program dhe sfidat e hasura në zbatimin e tyre.
Gjatë takimit, partnerët e projektit gjithashtu ndanë mendime, perspektiva të ndryshme dhe planifikuan hapat e mëtejshme të projektit.
Projekti “Not Neat to be NEET” financohet përmes programit Erasmus+ të Bashkimit Evropian. Konsorciumi i projektit përbëhet nga organizatat: Association “People’s Parliament” ; Local Democracy Agency Mostar ; NGO “GLAS”, Center for Bridging Communities dhe Youth Center Drenas.

Ky projekt financohet nga Bashkimi Europian. Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura janë vetëm të autorit(ëve) dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Bashkimit Evropian ose të Agjencisë Ekzekutive Evropiane të Arsimit dhe Kulturës (EACEA). As Bashkimi Evropian dhe as EACEA nuk mund të mbajnë përgjegjësi për to.





