Trajnimi i Dytë Kombëtar për Koordinatorët e Përfshirjes
Trajnimi i Dytë Kombëtar për Koordinatorët e Përfshirjes u zhvillua në Tiranë nga datat 22 Shtator – 26 shtator 2025. Ky trajnim e zhvendosi fokusin drejt të menduarit strategjik, zhvillimit organizativ, avokimit dhe ndikimit afatgjatë, me vëmendje të veçantë në mekanizmat për angazhimin e të rinjve të kategorisë NEET, të cilët nuk janë në edukim, punësim, trajnim.
Punonjësit rinore punuan me planet e veprimit të përfshjirjes duke u bazuar në kontekstet lokale ku organizatat operojnë dhe strategjitë europiane si Strategjia e Përfshirjes dhe Diversitetit, Strategjia Europiane për të Rinjtë etj.
Ky aktivitet është pjesë e projektit “Not Neat to be NEET” i zbatuar nga konsorciumi i organizatave nga Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova, i financuar nga Bashkimi Evropian, në kuadër të Programit Erasmus +.
Ky projekt financohet nga Bashkimi Europian. Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura janë vetëm të autorit(ëve) dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Bashkimit Evropian ose të Agjencisë Ekzekutive Evropiane të Arsimit dhe Kulturës (EACEA). As Bashkimi Evropian dhe as EACEA nuk mund të mbajnë përgjegjësi për to.
Disa foto nga trajnimi për Koordinatorët e Përfshirjes