Takime informuese – ndërgjegjësuese me fermerë dhe biznese

Published On: October 7th, 2022Categories: Aktivitete

Në kuadër të projektit “Politika mjedisore efektive ndaj ndryshimit klimatik”, zbatuar nga organizata Center for Bridging Communities, jane zhvilluar disa takime me bizneset lokale dhe fermerë në zonat rurale të Qarkut të Tiranës, në Bashkinë e Tiranës, Vorës, Kamzës, Kavajës dhe Rrogozhinës. Këto takime synojnë vlerësimin e impaktit të ndryshimeve klimatike tek bizneset lokale dhe fermerët, informimin dhe ndërgjegjësimin e komunitetit, bizneseve dhe fermerëve mbi masat që duhet të marrin për tu përshtatur ndaj ndryshimeve klimatike si dhe fuqizimin e zërit të tyre për të ndikuar në vendimmarrje.

Gjithashtu janë realizuar dhe pyetesore, si një element i cili shërben për të arritur një konkluzion për shkallën e njohurive që ka komuniteti për ligjin, për nevojat dhe vështrirësitë që hasin nga ndryshimet klimatike, për rendësinë e tij, procedurat, detyrimet karshi tij dhe nëse mendojnë se ka dicka që duhet rregulluar ose bërë më mirë. Gjatë sondazhit komuniteti i biznesit do të informohet për arsyet e zhvillimit të këtij sondazhi dhe mundësine që komuniteti ka për të ndikuar në politikëbërje dhe hapat që po hedh projekti për advokacinë.

Ky projekt, zhvillohet në kuadër të #ideAL, “Dialog për zhvillim politikash gjithëpërfshirëse në Shqipëri-ideAL”, projekti i zbatuar nga Co-PLAN , Instituti për Zhvillimin e Habitatit dhe Qendra e Politikave Evropiane (EPC, Belgjikë) me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian.

Share This Story, Choose Your Platform!