Ky është një udhëzues gjithëpërfshirës i krijuar nga Center For Bridging Communities në kuadër të projektit: “Forumi i Reporterëve të Rinj për Diversitetin” që synon fuqizimin e të rinjve përmes njohurive praktike mbi përdorimin e mjeteve e aplikacioneve si dhe udhëzimet mbi hapat e krijimit të një reportazhi. Manuali është realizuar në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022, me mbështetjen financiare të Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.