Workshop: “Diversiteti dhe Gjithëpërfshirja”

Dita e parë:

Në ditën e parë të workshopit: “Diversiteti dhe gjithëpërfshirja”, të rinjtë nga Shqipëria dhe e Kosova u socializuan si dhe ndanë përvoja të paragjykimit dhe diskriminimit për çështje etnike, fetare, gjinisë etj.

Aktiviteti u zhvillua në formë interaktive, me lojëra edukative dhe atraktive për të rinjtë, të cilat synonin nxitjen e tolerancës dhe bashkëpunimit, për pranimin dhe respektimin e diversitetit.

Nga pikëpamja teorike çështjet kryesore që u trajtuan dhe u diskutuan ishin: diskriminim i drejtpërdrejtë, diskriminim i shumëfishtë, diskriminim i tërthortë, gjuha e urrejtjes etj.

Të rinjtë fituan edhe njohuri mbi cështje praktike, se ku duhet të adresohen në rast se hasin diskriminim.

Dita e dytë:

Në ditën e dytë të workshopit: “Diversiteti dhe gjithëpërfshirja” të rinjtë pjesëmarrës diskutuan situata konkrete diskriminimi dhe u njohën me hapat që duhet të ndërmerren nëse përballen me një situatë të ngjashme.

Aktiviteti u zhvillua në formë interaktive, me synim nxitjen e tolerancës dhe bashkëpunimit, për pranimin e diversitetit dhe respektimin e të drejtave njerëzore.

Të rinjtë fituan njohuri dhe diskutuan në grupe, ide mbi tematikat e lidhura me diversitetin që do të jenë në fokus të reportazheve!

Të rinjtë fituan edhe njohuri mbi cështje praktike, se ku duhet të adresohen në rast se hasin diskriminim.

Dita e tretë:

Në ditën e tretë të workshopit: “Diversiteti dhe gjithëpërfshirja” të rinjtë pjesëmarrës u trajnuan mbi zhvillimin e lojës UNCHARTED!
Qëllimi kryesor i lojës uncharted është të tërheqë vëmendjen në problemet sociale, që i kanë rrënjët në ndryshimet kulturore dhe të tregojë përfitimet që ka shoqëria nga përzierja e kulturave.
Nëpërmjet lojës, të rinjtë do të njihen me një sërë situatash të lidhura me paragjykimet dhe qendrimet diskriminuese që zakonisht ndodhin kur komunitetet përballen me grupe të cilat kanë zakone dhe tradita të ndryshme.

Dita e katërt:

Gjatë ditës së katërt të workshopit “Diversiteti dhe gjithëpërfshirja” të rinjtë pjesëmarrës zhvilluan lojën UNCHARTED në mjediset e Liqenit Artificial të Tiranës. Qëllimi kryesor i lojës uncharted është të tërheqë vëmendjen në problemet sociale, që i kanë rrënjët në ndryshimet kulturore dhe të tregojë përfitimet që ka shoqëria nga përzierja e kulturave.

Nëpërmjet lojës, të rinjtë u informuan mbi diversitetin kulturor dhe mënyrat për të shmangur qëndrimet paragjykuese dhe sjelljet diskriminuese ndaj grupeve të ndryshme kulturore.

Faza e dytë: Trajnim

Gjatë fazës së dytë të projektit “Forumi i Reporterëve të Rinj për Diversitetin” në datat 21-23 Tetor 2022 u zhvillua trajnimi “Të rinjtë si reporterë qytetarë për diversitetin, nëpermjet përdorimit të risive teknologjike”

Ky trajnim kishte për qëllim rritjen e kapaciteteve të të rinjve për mënyrën se si të përdorin risitë teknologjike për ndikimin e opinionit publik, në rolin e reporterit qytetar.

Të rinjtë fituan njohuri mbi tematika si: : ndërtimi strukturor i reportazhit dhe karakteristikat e tij; si realizohet një reportazh; veçoritë e gazetarisë online; shkrimi dhe burimet e një lajmi; teknologjia dixhitale, platformat sociale, përhapja e keqinformimit etj.

Ky aktivitet ishte i ndërtuar në mënyrë interaktive me prezantime, punë në grupe, shfaqje video, demostrim praktik me qëllim që pjesmarrësit jo vetëm të merrnin njohuri por njëkohësisht të fitonin dhe aftësi praktike.

 

Eventi final I projektit “Forumi i Reporterëve të Rinj për Diversitetin”

Në datën 17 dhjetor 2024, në mjediset e Kongresit Rinor Kombëtar, u zhvillua aktiviteti përmbyllës në kuadër të projektit: “Forumi i Reporterëve të Rinj për Diversitetin” (FRRD). Aktiviteti kishte si qëllim promovimin e FRRD dhe rezultateve të arritura gjatë kësaj iniciative të përbashkët me të rinjtë. Një vemendje e veçantë ju kushtua prezantimit të 5 reportazheve të krijuara nga të rinjtë me në fokus tematika që lidhen me diversitetin.

Në këtë aktivitet do të jenë të pranishëm përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, përfaqësues të komuniteteve të ndryshme si: fetare, persona me aftësi ndryshe, minoritete, LGBTQ+, etj. Ky projekt zhvillohet në partneritet me organizatën nga Kosova: NGO Building the Balkans , në kuadër të Programit: Tirana European Youth Capital 2022 me mbështetjen financiare të Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkia Tiranë dhe zbatohet nga Center for Bridging Communities.

Ky aktivitet organizohet në kuadër të Programit: “Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”, Tirana European Youth Capital 2022 me mbështetjen financiare të Kongresit Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë dhe zbatohet nga Center for Bridging Communities.

#TiranaEYC2022 #tirana #youth #EuropeanYouthCapital2022 #EYC2022 #ActivateYouth #EuropeanYearOfYouth #NationalYouthCongress