Trajnim: Steriotipet, Identiteti Gjinor dhe Rolet
Në kuadër të projektit “Ambasadorët e ndryshimit: Luftimi i dhunës ndaj grave përmes artit” mbështetur nga Mediterranean Women’s Fund – Fonds pour les Femmes en Méditerranée, në datat 01 Prill – 21 Maj 2022, Center for Bridging Communities, zhvilloi trajnimin 4 ditor me nxënës të shkollës së mesme “Skenderbeu” në HAS.
Qëllimi kryesor i këtij trajnimi është informimi dhe rrijta e ndërgjegjësimit të të rinjve për çështjet e barazisë gjinore. Ne i njohëm pjesëmarrësit me konceptet kryesore të roleve/identitetit gjinor, stereotipeve gjinore, barazisë gjinore dhe fuqizimit të grave.
Gjatë trajnimit me të rinjtë u diskutua kuadri ligjor për dhunën me bazë gjinore dhe u kryen disa ushtrime praktike të cilat synonin të nxisnin debatin e të rinjve për këto çështje.
Ky aktivitet zbatohet nga Center for Bridging Communities dhe financohet nga Mediterranean Women’s Fund – Fonds pour les Femmes en Méditerranée.