Trajnimi i I-rë Kombëtar “Të Dëgjuarit, të Mësuarit, të Vepruarit – Nxitja e Empatisë”
Trajnimi i I-rë Kombëtar “Të Dëgjuarit, të Mësuarit, të Vepruarit – Nxitja e Empatisë” i punonjësve rinorë të organizatave jo qeveritare dhe këshillave vendorë rinorë nga bashki të ndryshme të Shqipërisë u zhvillua në Tiranë gjatë periudhës 23 Qershor – 27 Qershor 2025.
Gjatë trajnimit pjesëmarrësit u njohën me konceptet bazë si përfshirja, mos-diskriminimi, pjesëmarrja e të rinjve, llogaridhënia dhe qasja e bazuar në të drejtat e njeriut. Gjithashtu, pjesëmarrësit thelluan njohuritë e tyre mbi programet evropiane për rininë duke përfshirë Strategjinë e Përfshirjes dhe Diversitetit; Erasmus+ Rinia dhe ESC, Objektivat e BE-së për Rininë dhe Strategjia e BE-së për Rininë 2019–2027 duke eksploruar se si këto programe dhe strategji mund të shfrytëzohen më mirë për të mbështetur gjithëpërfshirjen dhe pjesëmarrjen. Ata u angazhuan në një sërë teknikash ndërvepruese të hartuara për të nxitur empatinë ndaj të rinjve me fokus në kategorinë NEET.
Në vijim pjesëmarrësit punuan mbi hartëzimin e grupeve te interesit dhe identifikuan mundësitë ekzistuese, mundesitë e munguara dhe të disponueshme për të rinjtë në situata të pafavorshme brenda konteksteve të tyre lokale. Si pjesë praktike e trajnimit, pjesëmarrësit u përfshinë në aktivitete të bazuara në simulime ku u demonstruan metoda të ndryshme gjithëpërfshirëse duke i lejuar punonjësit rinorë të testonin dhe reflektonin mbi qasjet e fasilitimit në jetën reale, në një mjedis të sigurt dhe mbështetës.
Trajnimi Kombëtar u realizua nga organizata Center for Bridging Communities si pjesë e projektit “Not Neat to be NEET” financuar nga Bashkimi Evropian, në kuadër të Programit Erasmus+.

Ky projekt financohet nga Bashkimi Europian. Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura janë vetëm të autorit(ëve) dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Bashkimit Evropian ose të Agjencisë Ekzekutive Evropiane të Arsimit dhe Kulturës (EACEA). As Bashkimi Evropian dhe as EACEA nuk mund të mbajnë përgjegjësi për to.