Programi Job Shadowing
Në kuadër të projektit “Not Neat to be NEET” organizata Center for Bridging Communities priti në zyrën e saj znj. Odeta Dauti, e cila zhvilloi programin job shadowing gjatë muajit Nëntor 2025. Nga dëshmia e saj mbi angazhimin në këtë program evidentohen eksperienca e të mësuarit, përmes vëzhgimit dhe pjesëmarrjes në aktivitete të organizatës Center for Bridging Communities, sfidat, arritjet personale dhe rëndësia e ndjekjes së këtij programi nga të rinjtë. Nëpërmjet vëzhgimit pjesëmarrës, ajo mësoi si planifikohen dhe zbatohen projekte, që synojnë përfshirjen e të rinjve me mundësi të pakta. Ajo u informua mbi mundësitë që kanë të rinjtë për të marrë pjesë në aktivitetet që zhvillohen në kuadër të programit Erasmus + dhe u motivua për të qenë një qytetare aktive në komunitet.

Ky projekt financohet nga Bashkimi Europian. Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura janë vetëm të autorit(ëve) dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Bashkimit Evropian ose të Agjencisë Ekzekutive Evropiane të Arsimit dhe Kulturës (EACEA). As Bashkimi Evropian dhe as EACEA nuk mund të mbajnë përgjegjësi për to.





