EYC Tirana ARTCulture

Published On: October 7th, 2022Categories: Aktivitete

Tirana është përzgjedhur si “Kryeqyteti Europian I Rinisë” për vitin 2022 dhe gjatë këtij viti, kryeqyteti do të shndërrohet në qendrën europiane të aktiviteteve rinore. Projekti “Tirana ARTCULTURE” ka për qëllim promovimin e traditave, zakoneve dhe historisë së Tiranës si dhe informimin e vizitorëve të saj me informacion të përditësuar të aktiviteteve kulturore që ofron qyteti, nëpërmjet përdorimit të aplikacionit mobile “EYC -Tirana ART CULTURE”.

Duke shfrytëzuar risitë që ofron teknologjia, përkatësisht platformat Android dhe IOS, aplikacioni mobile “EYC-Tirana ARTCULTURE”, mund të shkarkohet lehtësisht nga vizitorët e rinj të Tiranës dhe jo vetëm, që janë të interesuar për turizmin kulturor që ofron qyteti. Ky aplikacion do t’iu sherbejë atyre si udhërrëfyes për vendndodhjen, orarin dhe kalendarin e aktiviteteve të institucioneve kulturore publike e private të Tiranës siç janë: muzetë, monumentet ose objektet kulturore, qendrat kulturore, organizatat rinore, galeritë e artit, libraritë, bibliotekat, ekspozitat, kostumografitë, folklor, kulinari etj.

Për akses më të lehtë në udhëzuesin tonë, ju lutemi, ndiqni lidhjet e mëposhtme për të shkarkuar dhe instaluar aplikacionin EYC Tirana ArtCulture.

Web: https://www.artculture.al/

Android App: https://play.google.com/store/apps/details?id=aws.artculture.al

IOS Iphone/Ipad App: https://apps.apple.com/app/eyc-tirana-artculture/id1627801919?platform=iphone

Projekti “Tirana ARTCULTURE” mbeshtetet nga Ministria e Kultures dhe zbatohet nga Center for Bridging Communities.

Share This Story, Choose Your Platform!